Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia 32-vjeçarin Elidon Çela, pronarin e agjencisë “Buon Aventura”, i cili u vu në pranga në Portin e Durrësit me 516 mijë euro të padeklaruara.
Ai ka lënë qelinë në fillim të kësaj jave, ndërkohë që ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Prokurorja Anita Jella ka kërkuar lirinë e Elidon Çelës me arsyetimin se lirimi i tij nuk e pengon zhvillimin e hetimit.
Para togave të zeza Çela është shprehur se paratë nuk vijnë nga veprimtaria kriminale por nga kursimet e familjes në bizneset që ata zotërojnë në Itali.

