Erisa Fero, zyrtarja e AKSHI-t që u vu në pranga ditën e sotme pasi u kap me 58 kg drogë në makinë ka pasur edhe më herët telashe me drejtësinë.
Vitin e kaluar ajo është kallëzuar nga KQZ bashkë me 20 komisionerë të tjerë, pasi ishte anëtare e PS në një komision të numërimit të votave në KZAZ, ku dyshohet se rezultati i votave ishte falsifikuar.
20 komisionerët, mes të cilëve edhe 28-vjeçarja Fero akuzoheshin se kishin hequr apo shtuar votat në kuti për kandidatët e partive të ndryshme.
Fero u vu sot në pranga pasi u kap duke transportuar lëndën narkotike, ndërkohë që gjatë operacionit u arrestuan edhe dy persona të tjerë të cilët monitoronin rrugën për të shmangur kontrollet policore.

