Një 20-vjeçar shqiptar dhe një 56-vjeçar italian janë arrestuar në Bolonja, pasi u kapën me një sasi droge e cila kapte vlerën e mbi 700 mijë eurove, raportojnë mediat e huaja.

Mësohet se të dy bashkëpunonin për shitjen e lëndëve narkotike, kokainë dhe kanabis, të cilën e kishin fshehur në një banesë në Bolonja. Autoritet raportojnë se ata ranë në gjurmët e policisë pasi 56-vjeçari ishte pikasur duke ngarkuar dy pako të dyshimta në një makinë, të cilën më pas e ka marrë në drejtim 20-vjeçari shqiptar.

Fillimisht pas ndalimit të mjetit policia zbuloi dy pako të fshehura me 58 kilogramë hashash, zbulim ky i cili bëri që agjentët të kontrollonin edhe shtëpinë, duke gjetur disa kilogramë kanabis, si edhe kokainë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version