Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku. Bashkë me Kajmakun, pafajësinë e ka marrë edhe nipi i tij, Edmond Kajmaku. Të dy kanë marrë pafajësinë nga Gjykata e Fermos, pasi u arrestuan pasi u kapën me 20 kg kokainë, e cila ishte fshehur në vazo lulesh. 

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u vu në pranga në Itali pasi është kapur me 20 kilogramë kokainë. Arrestimi i Kajmakut u bë nga autoritetet italiane në zonën e San Benedetto del Tronto, më 27 maj të këtij viti bashkë me nipin e tij. Gjatë operacionit, Kajmakut i është gjetur edhe 20 kilogramë kokainë që po të dilte në treg do të kapte vlerën e mbi 500 mijë eurove.

Droga ishte fshehur në një vazo me lule. Sipas mediave italiane trafiku i kokainës drejtohej nga Kajmaku përmes kompanisë së luleve të regjistruar në emër të gruas së tij, ku ish-kryebashkiaku rezultonte si aksioner. Por para se të bëhej ndryshimi, pronari i fidanishtes lajmëroi policinë, të cilët më pas arrestuan Kajmakun dhe nipin e tij. E pikërisht Kajmaku, i është prezantuar Policisë italiane si i lindur më 6 korrik 1971, e si ish-kryebashkiak i Vorës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version