Mbi 13 persona mes tyre dhe 10 shqiptare janë mbledhur në Gjykatën e Lartë Lindore në Danimarkë për të apeluar vendimin për burg, pasi janë arrestuar për trafik të kokainës në dhjetor të vitit 2021. Avisendanmark shkruan se shqiptarwt kanë apeluar për tu shpallur të pafajshëm ose për të marrë njw dënim më të ulët.
Ata akuzohen për përfshirjen në një grup të madh kriminal të drogës, ku autoritetet daneze sekuestruan mbi 2.7 ton kokainë. Princi, Qero, Bjondi dhe Kuksi janë disa nga nofkat e shqiptarëve, të cilët kanë apeluar vendimin e gjykatës.
Njëri prej shqiptarëve ka një karrierë të gjatë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Mjedisit në Shqipëri. Mësohet se paratë që grupi kriminal përfitonte nga tregtimi i drogës, i investonin në biznese të ndryshe, disa hapën një fermë pulash e disa të tjerë dyqane suvenieresh.

