Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Kutia e pandorës”.

40-vjeçarja Brikena Frakulli ka marrë përsipër përgjegjësinë, duke kërkuar që 3 të tjerët të lirohen. Frakulli ka thënë se djali i saj, Klevi Banushi, u arrestua gjatë operacionit ‘Kutia e Pandorës’, është gjendur rastësisht në apartament.

40-vjeçarja tha se Hortenca Biçaku, 41 vjeçe, është dadoja e vajzës saj ndërsa Artur Kristo, 45 vjeç, punonjës i fermës saj. Megjithatë pretendimet e saj nuk u morën parasysh nga grupi hetimor.

Deri më tani raportohet se është identifikuar me furnizuesi kryesor, por hetimet ende vazhdojnë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version