Dhjetë shqiptarë në Belgjikë u dënuan me 30 muaj burg dhe 8000 euro gjobë për kultivim të kanabisit.

Gjykata penale e Antwerp-it e gjeti prova se ata ishin të përfshirë në një plantacion kanabisi në Merksem.

Policia e Antëerpit kishte rënë në gjurmët e një shtëpie me tarraca në Sint-Bartholomeusstraat në Merksem më 17 korrik, pasi disa banorë vendas kishin vënë re një erë kanabisi. Pas shtëpisë ishte ndërtuar një strehë e madhe, e rrethuar me xhama. Dritarja e çatisë ishte e hapur dhe policët ndjenin gjithashtu një erë kanabisi.

Gjatë kontrollit në shtëpi më 3 gusht, u gjet një plantacion me 1501 bimë kanabis të shtrirë në katër dhoma kultivimi. Nëntë burra të moshës nga 21 deri në 43 vjeç dhe një i mitur kujdeseshin për kanabisin. Gjurmët e gishtave të gjetur në vendngjarje, nxorën zbuluar edhe një burrë të dhjetë.

Tetë nga të pandehurit kishin ardhur në Merksem më 3 gusht për të ndihmuar me korrjen.

Gjykata nuk gjeti prova se ata ishin në dijeni të vjedhjes së energjisë elektrike dhe i shpalli të pafajshëm për këtë. Për rritjen e kanabisit ata morën një vit burg dhe 8000 euro gjobë.

Emiljano D. dhe Danjel L. kishin punuar në plantacion që nga qershori dhe korriku dhe ishin përgjegjës, ndër të tjera, për kujdesin e bimëve. Pra, sipas gjykatës, ata duhet ta kenë ditur se energjia elektrike po vidhej.

Ata duhet t’i paguajnë operatorit të rrjetit Fluvius pothuajse 24,000 euro dëmshpërblim për vjedhjen e energjisë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version