Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar pezullimin nga detyra dy efektivët Ervis Hasa dhe Redi Mato të cilët u konfliktuan me njëri tjetrin jashtë orarit të shërbimit.
Gazetari Enes Memolla bën me dije se sherri mes efektivëve ka nisur për një vajzë. Nga ana tjetër drejtoria e standardeve profesionale ka nisur edhe një hetim disiplinor ndaj tyre, paralelisht me procedimin penal që po kryen Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Dy efektivët kishin pasur përplasje prej kohësh ndërkohë që sherri mes tyre u përshkallëzua në përplasje fizike pak ditë më parë, në festën e kolektivit të punës me rastin e festave të fundvitit.

