Nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës Enkelejda Lleshi ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë ndaj saj. Para gjykatës Lleshi është shprehur se gjatë kohës që ishte në detyrën e nënkryetares së Bashkisë ka zbatuar ligjin. Ndërkohë që ka shtuar se dha dorëheqjen për shkak se nuk përballonte dot volumin e madh të punës.

“Kam zbatuar ligjin, nuk kam shkelur asnjëherë detyrën. Kam dhënë dorëheqjen nga nënkryetare dhe punoj në një drejtori në bashki. Nuk e përballoja dot volumin e madh të punës”, tha Lleshi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version