“E gjithë bota më ka shprehur përkrahjen dhe dhimbjen për humbjen që kemi pësuar të gjithë.”

Charles u shpreh se është ‘thellësisht i vetëdijshëm për detyrat’ ​​që ai duhet të kryejë tani.

“Nëna ime dha një shembull dashurie të përjetshme dhe shërbim vetëmohues. Mbretërimi i nënës sime ishte i pashoq në kohëzgjatjen dhe përkushtimin e saj. Jam thellësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe për detyrat dhe përgjegjësitë e mësha të sovranitetit që kanë kaluar tani mbi mua.”

Ai ka falënderuar dhe bashkëshorten e tij Kamila.

“Jam thellësisht i inkurajuar nga mbështetja e vazhdueshme e gruas sime të dashur”, tha Charles. Video e plotë

Charles më pas bëri betimin në lidhje me sigurinë e Kishës së Skocisë.

Me mbarimin e nenshkrimit te betimit ne dhomen e Keshillit te Aderimit, te pranishmit dolen jashte saj pasi Mbreti i ri do të shpallet publikisht në ballkonin me pamje nga oborri i Fretërve.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version