Agjentët e policisë mbërritën në ndërtesën e qeverisë El Oro, ku operon Ministria e Punëve të Jashtme në kërkim të dokumentacionit që do të vërtetojë lëshimin e vizave falso për shtetasit kinezë, shqiptarë dhe kolumbianë. Në total, pesë bastisje u kryen në provincat El Oro dhe Guayas.
Pas kontrolleve u zbulua se struktura e supozuar jepte viza në mënyrë të parregullt kundrejt parave.
Ndërsa me një deklaratë ka dalë edhe Ministria e Jashtme. Letra pohon se këto hetimet janë të lidhura me proceset e dhënies së vizave për të huajt që nga viti 2013.

