Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha gjatë një vizite në një fabrikë tankesh në qytetin siberian Omsk të enjten se Moska do të rrisë prodhimin e tankeve në përgjigje të furnizimeve perëndimore me armë në Ukrainë. Ai është shprehur se Ukraina po bën thirrje të vazhdueshme ndaj Ballkanit Perëndimor për ta furnizuar me aeroplanë, raketa e tanke, e në këtë rast i vetmja gjë që ngelet është të përgjigjen në të njëjtën mënyrë duke kërkuar prodhimin e sa më shumë armatimeve, shkruajnë mediat e huaja.
“Siç e dimë, kundërshtari ynë ( Ukraina ) ka lutur jashtë vendit për aeroplanë, raketa, tanke. Si duhet të përgjigjemi? Është e qartë se në këtë rast, është e natyrshme që ne të rrisim prodhimin e armatimeve të ndryshme duke përfshirë tanke moderne” Medvedev tha në pamjet video të vizitës së tij të postuara në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka vizituar vende të ndryshme evropiane këtë javë në një përpjekje për të siguruar avionë luftarakë dhe armë me rreze të gjatë veprimi që ai thotë se janë të nevojshme për të mbrojtur vendin e tij kundër forcave pushtuese ruse.

