Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të hidrokarbureve në vendin tonë. Vendimet e Bordit në datë 1 Shtator 2022, janë si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.
Çmimet e vendosura janë:
- Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 225 lekë/litër.
- Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.
- Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 shtator ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

