Seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është shtyrë për herë të tretë. Shkak këtë herë është bërë mungesa e prokurorit për arsye shëndetësore. Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.

Ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove. Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.

GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’, por për shkak se ish-ministri kishte kërkuar aplikimin e procedurës së gjykimit të shkurtuar, iu ul 1/3 e dënimit, e tani Tahirit i duhet që të qëndrojë pas hekurave të burgut në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version