Nuredin Dumani dëshmoi në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në seancën ndaj Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit, të cilët akuzohen se kanë kryer vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, ngjarje e ndodhur 3 vite më parë në Elbasan. Dumani u shoqërua në masa të rrepta sigurie, në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

I penduari i drejtësisë ka dhënë deklarimet e tij duke rrëfyer se me kërkesë të Alibejt është bërë vrasja e Emiljano Ramazanit me armë zjarri dhe ajo e Regis Runajt me thikë në verën e vitit 2020.

Dumani ka treguar se pasi ka marrë porosinë ka qenë personi që ka organizuar dy vrasjet, për të cilat pretendon se është paguar nga Alibej, ndërsa ai ka organizuar të gjithë ngjarjen. Sipas tij, ai për vrasjen angazhoi Skerdi Tasin, ndërsa Henrik Hoxhaj, mendohet se ka pasur rolin e shoferit. Ndërsa vetë ka qenë organizatori.

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani dhe miku i tij, Henrik Hoxha, pasi u arrestuan në Fier, kanë folur për drejtësinë duke zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Pas rrëfimit të tij, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur. Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Ndërsa së fundmi, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën. Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version