Sulmuesi i Mançester Junajtid, Mejson Grinvud, ka marrë sërish një vëmendje të madhe nga mediat në Britaninë e Madhe.
Ai ndezi shumë polemika kur ish e dashura e tij, Herriet Robson, e akuzoi atë për dhunë fizike, përdhunim dhe kërcënime me vdekje, duke postuar foto dhe mesazhe zanore, që e nxirrnin zbuluar Grinvudin.

Kësaj radhe ai është arrestuar sërish, pasi siç raporton policia e Mançesterit, ka tentuar që të kontaktojë Robsonin, gjë të cilën gjykata nuk e lejonte.
Kështu ai është rikthyer dhe njëherë në paraburgim, me gjërat që bëhen më të vështira për 21-vjeçarin, i cili pritej të rikthehej që të luante për “Djajtë e Kuq”, nëse do të dilte i pafajshëm.

