Myrto Uzuni gjen sërish rrjetën në Spanjë me Granadën. Në ndeshjen që skuadra e tij po luan në transfertë ndaj Albacete sulmuesi beratas shënoi në minutën e 30-të teksa sigloi golin numër 20-të të sezonit pa lënë mënjanë edhe tre asiste. 27-vjeçari konfirmon sezonin e tij më të mirë në karrierë duke lëshuar një sinjal pozitiv edhe para grumbullimit me kombëtaren për ndeshjen kualifikuese ndaj Polonisë.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/03/6415e23596c69.mp4


Uzuni është shndërruar në një lider të Granadës këtë sezon duke marrë përdore skuadrën drejt objektivit për t’u ringjitur në elitë. Aktualisht, Granada renditet në vendin e dytë të kampionatit me 58 pikë dhe me Uzunin si lider duket në rrugë të mbarë për t’ia dalë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version