Një vajzë e mitur ka denoncuar në polici një 38-vjeçar për përndjekje. Shtetasi i kallëzuar, E.B është arrestuar nga policia e cila thotë se po punon për verifikimin e kallëzimit që ka bërë vajza adoleshente.
Mësohet se e reja është paraqitur në Komisariat bashkë me prindërit për të depozituar padinë.

Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi një 17-vjeçare, në prani të prindërve të saj, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Elbasan se 38-vjeçari e kishte përndjekur. Vijon puna për verifikimin e këtij kallëzimi.

