sh-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Në sallën e gjyqit, ai është shprehur se nuk ka asnjë dijeni për tenderin që flitet në shëtitoren te Currilat, madje shton se nuk e di sesa kate është
‘Nuk kam pasur dijeni për tenderin për shëtitoren te Currilat’
Ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i ka kërkuar gjykatës masë më të butë sigurie.
Avokati i tij mbrojtës Petrit Ismalili përpara gjykatës është shprehur se Dako nuk ka lidhje me akuzat, e për këtë ai ka kërkuar masa më të buta si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për tu paraqitur, apo edhe garanci pasurore.
Ndërkohë, seanca vijon ku janë të pandehurit e tjerë që po japin shpjegimet e tyre për akuzat e ngritura nga SPAK.

