Në një takim të  zgjeruar të gjithë krerëve të policisë greke si dhe të vetë ministrit të Mbrojtjes së qytetarit janë përcaktuar masat konkrete të organeve të Rendit , për varrimin e ish monarkut të Greqisë Konstantinos Gliksburg.

Sipas njoftimit përkatës për shkak të rëndësisë së ngjarjes , interesit ndërkombëtar dhe ndikimit në imazhin e vendit, janë dhënë udhëzimet dhe drejtimet e duhura për të siguruar mbarëvajtjen e ritualit prej mëngjesit të së hënës deri në mesditë.

Konkretisht , u vendos që të përfshihen 1000 policë, të pranishëm në pikat kyçe, ku do të zhvillohet ceremonia si dhe përgjatë rrugës së kortezhit dhe në rezidencat e personaliteteve. Po ashtu do të operojnë  dy helikopterë dhe pesë drone, ndërsa brenda kishës së Mitropolisë në Athinë do të gjenden vetëm 187 personat që kanë ftesa.Homazhet do të zhvillohen prej orës 6 të mëngjesit deri në orën 12 kur do të nisë procesioni i eksodit nga Kryepeshkopi Jeronymos.Sa I përket ish pronës mbretërore së Tatoit ku do të varroset ish mbreti, do të lejohet mbërritja  e njerëzve deri në hyrje të saj , ndërsa pranë varrit do të shkojnë vetëm ata që kanë ftesa.

Të shumtë do të jenë edhe pjesmarrësit nga familjet mbretërore të Europës midis tyre mbreti Filip i Spanjës, Margarita e Danimarkës me djalin e saj Frederik, Princi i Norvegjisë, familja mbretërore e Suedisë, ish-kryeministri i Bullgarisë Simeon, Duka i Luksemburgut , vajza e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth të Anglisë,  Alberti i Monakos dhe motra e tij ,Mbreti William i Holandës, si dhe çifti mbretëror i Belgjikës.

Qeveria greke nga ana e saj do të përfaqësohet me zv. kryeministrin Panagiotis Pikramenos ,ndërsa orët e fundit kanë deklaruar pjesmarrjen edhe disa deputetë apo politikanë të spektrit të djathtë. Vdekja e ish monarkut të Greqisë dhe ceremonia e varrimit të tij kanë ngjallur përsëri debat politik me partitë e majta që akuzojnë qeverinë konservatore,  përse I jep kaq rëndësi një ish mbreti të dëbuar me referendum popullor shumë dekada më parë .

Top Channel

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version