Pesë ditë më parë, u bë e ditur se vajza keniane, e cila u dhunua në Shqipëri, Keniane Joy Ayokos, ndërroi jetë. Fati i saj vijon të mbetet i paqartë nëse është vrarë apo vëtvrarë në Tiranë. Gazetari Elton Qyno, shkruan për ‘Ora news’ se kjo ka detyruar prokurorinë e kryeqytetit, të kërkojë ekspertizën e autopsisë nga drejtësia Keniane.
Përmes ambasadës së Kenias në Romë, akuza e kryeqytetit i është drejtuar me një letërporosi, prokurorisë së Kenias, duke kërkuar vënien në dispozicion të autopsisë që Joy Ayokos, i është bërë në morgun e spitalit ku ndërroi jetë. Ky veprim procedurial, është kryer në vijim të hetimeve që po kryen prokuroria, me qëllim zbardhjen e rrethanave, që i ka shkaktuar vdekjen Joy Ayokos.
Prokuroria ka hyrë në kontakt me përfaqësues të ambasadës Keniane në Romë, me qëllim marjen e dokumentave që lidhen me autopsinë. Tek spitali i Traumës, është tërhequr plotësisht kartela mjekësore, që tregon diagnozat dhe mjekimet që ka ndjekur Joy.
Dy javë para se keniania të ndërronte jetë, prokuroria dhe policia e Tiranës, janë kthyer për të dytën herë radhazi në apartamentin, ku jetonte vajza në Tiranë. Qëllimi i vizitës së prokurorit, është realizuar me qëllim kryerjen e një eksperimenti hetimor, duke u bazuar dhe në të dhëna të tjera të mbledhura gjatë kësaj kohe të hetimit. Disa fije flokësh, janë administruar si prova, të cilat do analizohen biologjikisht në laboratorin e policisë shkencore.
Përmes këtyre provave dhe kryerjes së një eksperimenti, ekspertët kërkojnë të ndërtojnë një version të mundshëm, mbi dinamikën e lëvizjeve, që besohet të ketë kryer mesnatën e 13 Gushtit 2022, shtetasja Keniane, Joy Ayoko.
Mbrëmjen e 13 gushtit, Joy Ayoko, ka qenë e vetme në banesë, ndërsa në krevatin e saj policia, gjeti dhe sekuestroi një tas me pilaf. Veprimet e para hetimore, Policia e Shtetit, i ka kryer në 15 gusht 2022, kohë kur dhe ka dërguar materialin për vlerësim në prokurorinë e Tiranës. Tashmë i mbetet prokurorisë së Tiranës, që të lerë detyra shtesë për kryerjen e tyre, ku një ndër to është dhe eksperimenti hetimor.
Dy nga tre pistat kryesore, ku prokuroria e Tiranës, po zhvillon hetime për rastin e shtetases keniane, Joy Ayoko, është ajo e “Vetëvrasjes” dhe “Shkaktimit të vetëvrasjes”./Oranews

