Mariglen Ruçi, një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është asfiksuar brenda një shtëpie bari që ka marrë flakë në Thorndon Gardens në Angli, në orët e para të 12 dhjetorit. Dosja.al mësoi nga familja e të riut se trupi i tij i pajetë u gjet brenda banesës ku ishte punësuar për të ruajtur bimët e kanabisit, ndërsa për ngjarjen është arrestuar një 44-vjeçar, si i akuzuar për incidentin që mund të ketë shkaktuar zjarrin.
Fqinjët janë shprehur se janë tmerruar kur kanë parë tymin që kanë rrethuar zonën dhe se kanë njoftuar menjehrë shërbimet, por pavarësisht ndërhyrjeve, nuk mundej të bëhej asgjë për shqiptarin.
Mariglen Ruçi ishte një i ri i apasionuas pas sportit dhe kishte përfunduar studimet në universitetin e Sporteve. Por, si shumë djem të rinj shqiptarë, kishte marrë rrugën e emigrimit për një të ardhme më të mirë, të cilën fakteqësisht nuk arriti ta ndërtonte dot, pasi zjarri i mori jetën. Tashmë familja pret trupin e të riut, mbërritja e të cilit do të vonoj duke ditur procedurat dhe distancën. Marigleni ishte dhe vëllai i Flamur Ruçi, mesfushorit të Bylisit.

