Ish-ministri i Jashtëm në qeveritë e Berlusconit, Franco Frattini ka humbur jetën në moshën 65-vjeçare. Frattini ishte i shtruar në spitalin Gemelli në Romë, pasi ishte duke u trajtuar për problemet shëndetësore, prej të cilave vuante prej kohësh.
“Lamtumirë Franco. Ti na lë në natën më të veçantë dhe të jashtëzakonshme të vitit, ndoshta sepse ke qenë gjithmonë një person i veçantë dhe i jashtëzakonshëm”, ka shkruar në rrjete sociale ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto.
Mesazhi ngushëllues i Berlusconit “Franko Frattini ishte një shërbëtor i vërtetë i shtetit. Në Itali dhe jashtë saj, ku u vlerësua nga të gjithë për kompetencën me të cilën kreu rolin e tij si Komisioner Evropian dhe më pas si Ministër i Punëve të Jashtme. Do të kujtoj gjithmonë aftësinë e tij të madhe për përballoj problemet komplekse me buzëqeshje, të jetë i qetë në çdo rol dhe vlerësimin që ka mbjellë. Do të më mungojë ai si dhe të gjithë njerëzit që patën fatin të bashkëpunonin me të. Një përqafim për familjen”.
Meloni: “Shërbëtor i institucioneve” “Franco Frattini ishte një njeri i sjellshëm dhe inteligjent, shërbëtor i institucioneve. Ai ishte miku im. Në emër të qeverisë u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe miqve. Do të jemi krenarë të përfundojmë reformën e Kodit të Prokurimit në datën të cilën e kishte punuar me përkushtim”.
Frattini, mbante që prej muajit janar postin e kryetarit të Këshillit të Shtetit.
Burimi: Tgcom

