Operacionet kërkimit në rrënojat e helikopterit që u përplas në periferi të Kievit kanë përfunduar.

Numri i viktimave raportohet se është 14, mes tyre një fëmijë, sipas Shërbimit të Emergjencave të Ukrainës. Fillimisht u raportua për 18 viktima, ku tre ishin fëmijë, por të dhënat ndryshuan.

Të plagosur kanë mbetur 25 persona, mes tyre 11 fëmijë.

Nga aksidenti tragjik humbën jetën Ministri i Punëvë të Brendshme, zëvendësi i tij dhe sekretari i shtetit.

Pas vdekjes së Denys Monastyrsky, postin e tij si ministër i Brendshëm e mori Policisë Kombëtare të Ukrainës, Ihor Klymenko.

Emërimi i Klymenko si ushtrues detyre i ministrit të Brendshëm, është njoftuar nga kryeministri Denys Shmyhal.

Kryeministri Shmyhal ka urdhëruar ngritjen e një komiteti të posaçëm për të hetuar shkakun e rrëzimit.

Zyrtarët në helikopter po udhëtonin për në qytetin lindor të Kharkiv kur mjeti fluturues u aksidentua

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version