Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale, teksa sot Erion Veliaj nis mandatin e tretë. Ai e cilëson si turp që Veliaj është betuar në tarracë, dhe jo në sallën e Këshillit Bashkiak ku e përcakton ligji dhe rregullorja. Sipas tij, betimi i Veliajt në tarracë thellon paligjshmërinë dhe tenton të ulë autoritetin e Këshillit Bashkiak, që përfaqëson qytetarët e Tiranës.
Reagimi nga Braimllari
Turp i madh Erion Veliaj betohet ne tarracë dhe jo në sallën e këshillit bashkiak ku e përcakton ligji dhe rregullorja. Betimi i Erion Veliaj në tarracë thellon paligjshmërinë dhe tenton të uli autoritetin e Këshillit Bashkiak që përfaqëson qytetarët e Tiranës. Ku vendim poshtëron qytetarë të cilët duan transparencë. Sindroma e frikës nga hajdutëria dhe bunkerizimi e udhëheq kudo.
Veliaj u betua si kryebashkiak i Tiranës në ceremoninë e organizuar në tarracën e godinës së Bashkisë. Duke folur për sfidat e 4 viteve të ardhshme, Veliaj tha se ka objektiva të prekshëm.
“Tirana sot nuk është shtëpia vetëm e shqiptarëve. Nga tani e tutje duhet të flasim nga një Tiranë që në dallim nga koha kur ne rriteshin, sot nuk hyn e del dot nga Tirana pa parë grupime turistësh. Dua që Tirana të jetë e të gjithëve. Kemi objektiva të prekshëm. Do të vijojmë punën, do hapim kantierin më të madh fizik në Tiranë”, tha Veliaj.

