Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan do të qëndrojnë në paraburgim në Rumani për të katërtin muaj radhazi. Kështu ka vendosur gjykata. Vëllezërit janë arrestuar që nga dhjetori dhe po hetohen me akuza për përdhunim, trafikim njerëzish dhe formim të një grupi krimi të organizuar. Të dy i kanë mohuar akuzat.

Sipas BBC, avokatët e Tate thonë se ai do të mbahet në qeli deri në fund të prillit. Sipas ligjit rumun, burrat mund të mbahen deri në 6 muaj në paraburgim. Avokatët e vëllezërve i thanë një gjykate në Bukuresht se prokurorët nuk kishin sjellë asnjë provë të re në seancën e së mërkurës.

Por, gjyqtarët në mënyrë të përsëritur nuk janë pajtuar dhe kanë vendosur katër herë këtë vit për t’i mbajtur vëllezërit në paraburgim, ndërsa hetuesit përpilojnë prova kundër tyre. Vëllezërit Tate u arrestuan në vilën e tyre në Bukuresht të Rumanisë. Dyshja u zbuluan pasi mes vajzave që kishin marr peng dhe mbanin 24 orë të vëzhguara në vilë, ishte dhe një amerikane. E reja arriti të kontaktonte me të dashurin e saj përmes një celulari që gjeti në shtëpi dhe ishte ai personi që dha alarmin në ambasadën amerikane. Ambasada vuri në lëvizje institucionet që bastisën vilën e vëllezërve Tate dhe i vunë të dy në pranga.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version