Deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, me argumentimin se për këtë më parë duhet të shprehet Kuvendi.

Agron Shehaj e quajti një vendim të padrejtë të marrë nën presionin e qeverisë, duke shtuar se është e qartë si dritat e diellit që Xhaçka përdori pushtetin për të pasuruar veten, bashkëshortin dhe kunatën.

“Ky vendim është i padrejtë, shkon kundër interesit publik dhe është marrë nën presionin e Qeverisë.

Është e qartë si drita e diellit se Xhaçka në shkelje të Kushtetutës ka përdor pushtetin për të pasuruar veten, bashkëshortin dhe kunatën.

Shqiptarët shpresonin të shihnin se kishte mbaruar koha e shtyrjeve dhe shmangieve  kur duhet të gjykohet fati i qeveritarëve.

Për çdo gjykatës, askush nuk duhet të jetë i paprekshëm, dhe vetëm atëherë në Shqipëri do të kthehet shpresa dhe besimi se asnjë nuk është mbi ligjin”, u shpreh deputeti.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version