Aktorja Reese Witherspoon dhe Jim Toth po divorcohen. Vendimi për ndarje vjen pasi cifti ka 12 vitesh martesë. Ishte aktorja ajo e cila e ndau lajmin, në një deklaratë të përbashkët me Toth në llogarinë e saj në Instagram. Në postimin e ndarë me fansat çifti rrëfen se i kanë shijuar vitet e mrekullueshme së bashku dhe tani kanë mirësi dhe respekt të ndërsjellë për gjithçka që kemi krijuar së bashku.
“Ne kemi disa lajme personale për të ndarë…Me shumë kujdes dhe konsideratë kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Prioriteti ynë më i madh është djali ynë dhe e gjithë familja jonë ndërsa lundrojmë në këtë kapitull tjetër. Këto çështje nuk janë kurrë të lehta dhe janë jashtëzakonisht personale. Ne e vlerësojmë vërtet respektin e të gjithëve për privatësinë e familjes sonë në këtë kohë,”-thuhet në deklaratën e postuar nga aktorja.
Çifti janë prindër të djalit, Tennessee James, 10 vjeç.

