Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit për kryebashkiakë të rinj të zgjedhur dhe anëtarët e këshillave bashkiakë. Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit për 6 kryebashkiakë.

Sot kanë marrë mandatin për kryetarë Bashkie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 6 kandidatë të rinj.

“Në seancën e sotme kemi dhënien e mandave për kryetarë të disa bashkive si dhe shpërndarjen e mandave për anëtar të këshillit bashkiak”, tha ndër të tjera Celibashi.

Lezhë- Pjerin Ndreu

Durrës- Emiriana Sako

Tiranë- Erion Veliaj

Korçë- Sotiraq Filo

Vlorë- Ermal Dredha

Krujë- Artur Bushi

NJOFTIMI I PLOTË:

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë z. Erion Luan Veliaj, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Durrës zj. Emiriana Hiqmet Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Lezhë z. Pjerin Zef Ndreu, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Korçë z. Sotiraq Melka Filo, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Vlorë z. Ermal Neki Dredha, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Krujë z. Artur Xheke Bushi, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për Këshillin e Bashkisë Durrës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për Këshillin e Bashkisë Krujë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për Këshillin e Bashkisë Pukë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për Këshillin e Bashkisë Përmet, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për Këshillin e Bashkisë Gjirokastër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për Këshillin e Bashkisë Memaliaj, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për Këshillin e Bashkisë Dibër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për korrigjimin e gabimit material në vendimin nr. 549, datë 23.5.2023, “Për shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për Këshillin e Bashkisë Divjakë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version