Avokati Sokol Tahiraj ka reaguar pasi 3 gjobvënësit përdorën emrin e fisit Bajri nga Shkodra. Në një prononcim për ReportTv, avokati mbrojtës pretendon se e gjitha është mashtrim dhe nuk ka lidhje me klientët e tij. Sipas tij, e gjitha ka të bëjë me përdorimin e mbiemrit të familjes.

“Është një mashtrim i pastër, pasi nuk kanë lidhje shoqërore, farefisnore, apo asnjë lidhje tjetër. Po përbaltin dhe përdorin mbiemrin e tyre. Kjo pjesë i ngelet hetimit për t’u pasqyruar e vërteta”, tregon avokati.

Lidhur me ngjarjen, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg, Ergys Ahmetjan, ndërsa burg me afat 30 ditor për dy të arrestuarit e tjerë, Andi Basha e Gëzim Kusi, pjesë e grupit të gjobvënësve që shiteshin si zyrtarë në Tiranë. Ata akuzohen për mashtrim në bashkëpunim të mbetur në tentativë, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të rinjtë kishin zhvatur 89 mijë euro. Në rastet që bizneset nuk bindeshin për të dhënë paratë e kërkuara, gjobat merreshin duke përmendur fisin e Bajrave të Shkodrës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version