Personi i dytë, i cili është mes shtatë të arrestuarve të tjerë nga operacionin i SPAK në qytetin e Durrësit, është Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit 11 katësh, i cili u dëmtua nga tërmeti i 2019. Dosja.al ka siguruar edhe foton e pallatit në fjalë.
Ndërsa, të arrestuarit e tjerë me urdhër të SPAK janë:
-Vangjush Dako, ish-kreu i Bashkisë Durrës
-Adhurim Qehajaj, ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit
-Adlei Likmeta, ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit.
-Rozi Kovaçi
-Edlira Kërtusha, ish-juriste e Urbanistikës
-Nandi Tocilla.
ÇFARË NDODHI SOT?
Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh.
SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie.

