Multimiliarderi Elon Musk duket se është shumë afër zyrtarizimit të blerjes së kompanisë së rrjeteve sociale Twitter.
Vetë ai në profilin e tij e ka vendosur se është shefi i Twitter.
Së fundmi, Musk ka publikuar në profilin e tij një video kur hynë brenda në selinë qendrore të Twitter.
Ajo që të bën përshtypje është fakti se Musk shfaqet duke mbajtur një lavaman, të cilin nuk tregon se pse e ka sjellë në zyrën e tij të re.
“Duke hyrë në selinë e Twitter-it”, shkruan Musk.

