Rreth orës 10 e 45 në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të hotel Olimpiku, mjeti me targa AA464YJ, i cili drejtohej nga shtetasi Burim Ruko, 50 vjeç është pëplasur me motorin me targa BG394, i cili drejtohej nga Arbri Lamllari 32 vjeç, banues në Tiranë.
32 vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhje e rrethanave të ngjarjes.

