Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zëmblak të Korçës.
Mësohet se një mjet bujqësor ‘zetor’ është përplasur me një motoçikletë. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i kësaj të fundit bashkë me një tjetër person.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të saj.

