Ndeshja mes Zenit dhe Spartakut, këtë të dielë, në kuadër të ndeshjeve të fazës së grupeve për Kupën e Rusisë, u shoqërua nga një betejë e vërtetë mes lojtarëve.  Konfuzioni filloi mes Promes (Spartak) dhe Barrios (Zenit), teksa përfundoi në një sherr të përgjithshëm grushtash dhe shkelmash. Arbitri u përpoq të qetësonte gjërat, por pa rezultat.

Momenti përfundoi me gjashtë kartona të kuq, nga tre për secilën skuadër (Barrios, Rodrigão dhe Malcom nga Zenit dhe Nicholson, Selikhov dhe Sobolev nga Spartak).
Rezultati i ndeshjes së zhvilluar do të vendosej me penallti, ku fitoi Spartaku, pasi mundi Zenitin (4-2, pas 0-0 në kohën e rregullt).

Shikoni videon e sherrit:

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2022/11/zenit_spartak.mp4
Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version