SOS NEWS ka siguruar videon e plotë të një cilësie të lartë të incidentit mes policies dhe disa personave që lëviznin me mjete të blinduara mbrëmjen e 18 shtatorit në Elbasan.

Video e plotë prej 34 minutash e gjithë dinamikës së ngjarjes, e pa censuruar dhe që tregon veprimet policore hap pas hapi si dhe veprimet e personave që kundërshtuan veprimet në hyrjen e tregut ushqimor.
Në pamje duket që në orën 20 : 03 është ndaluar një mjet “Range Rover ”.

Në orën 20:06 duket furgoni i forcave Shqiponja që pasi mbërrijnë në vendngjarje dhe parkohet në hyrje të tregut ushqimor, shoqërohen 2 personat e ndaluar në mjetin “ range rover ”. Në vendngjarje numërohen mbi 15 policë.

Ora 20:07 momenti kulminant kur mjeti “audi ” përplas makinën e zv\drejtorit të policisë dhe futet në brendësi të tregut. Të paktën dy punonjës policie, një me kallashnikov dhe një me pistoletë qëllojnë në drejtim të makinës së blinduar.

Ora 20:21, 14 minuta më vonë, në vendngjarje mbërrin përforcimë nga policia kriminale pasi në sallën operative është dhënë informacioni për ngjarjen e rëndë dhe të shtënat.

Ora 20:28 nga brenda rrethimit të tregut afrohet një automjet tip
“ wolkswagen ” që pas disa sekondash kthehet pas në pamundësi për të dalë.
Në pjesën tjetër të videos duken vetëm agjentët e policisë që kryejnë veprime dhe krehin zonën jashtë perimetrit të tregut ndërkohë që janë në pritje të forcave speciale nga Tirana./sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version