SPAK nis procedim penal për kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Kjo ka ardhur pas shfaqjes së një video në rrjetet sociale, ku Gjici shfaqet në momente erotike me një vajzë. Ndaj edhe pas publikimit të videos nga mediat, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim ndaj kryetarit të Bashkisë së Kukësit.
Videoja në fjalë rezulton të jetë e filmuar më 6 Qershor të këtij viti.

