Mesfushori i Real Madridit, Federiko Valverde u përpoq të shënonte një gol fantastik në “Estadio de Vallecas”, por nuk shkoi ashtu si ai donte.

Pas një goditje nga këndi, topi përfundoi te këmbët e Valverde-s, i cili e dërgoi topin në ballkonin e një apartamenti.

Duke qenë se pas portës ka vetëm një bllok pallatesh dhe jo një tribunë, topi përfundoi në ballkonin e tifozëve, duke shkaktuar brohoritje dhe të qeshura të mëdha nga tifozët vendas.

Kjo video po bën xhiron në rrjet.

Skuadra e Ançelotit mbrëmjen e djeshme pësoi humbjen e parë sezonale në La Liga. Valverde ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 1 asist në 13 ndeshje në kampionat.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version