Katër persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit ndaj një grupi që dyshohet se kishte kontrabanduar emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar me varka nga Belgjika. Dy shqiptarë, 44 dhe 48 vjeç, në Nottingham dhe një irlandez 46-vjeçar në Aylesbury, Buckinghamshire, u arrestuan nga oficerët e NCA mëngjesin e sotëm.

Hetuesit pretendojnë se ata kanë qenë të përfshirë në blerjen e një gomoneje dhe përdorimin e saj për të udhëtuar në Belgjikë për të mbledhur emigrantët, duke zbritur në Margate në Kent. Një 51-vjeçar nga Shqipëria u arrestua në Hove mëngjesin e sotëm për rolin e tij të dyshuar në asistimin e emigracionit të paligjshëm. Të gjithë burrat dyshohet se janë pjesë e një bande që organizon kalimin e njerezve në Mbretërinë e Bashkuar nga Evropa.

Operacioni i sotëm lidhet me dy arrestime në Belgjikë të vitit të kaluar më 30 tetor 2022, ku një burrë nga Basingstoke dhe një burrë nga Leicester u arrestuan nën dyshimin për kontrabandë njerëzish ndërsa mbërritën në bregdetin afër Nieuwpoort në orën 4:30 të mëngjesit. Dymbëdhjetë emigrantë, përfshirë një fëmijë, që të gjithë besohet të jenë shtetas shqiptarë, u morën gjithashtu në paraburgim nga autoritetet belge.

Komandanti i degës së NCA Colin Williams tha: Këto arrestime pasojnë një hetim të gjerë ndaj individëve që ne besojmë se ishin të përfshirë në një numër kalimesh emigrantësh nga Belgjika në bregun e Kentit në vitin 2022. Trajtimi i kontrabandës së njerëzve vazhdon të jetë një prioritet për NCA-në pasi ne synojmë dhe pengojmë grupet e krimit të organizuar në çdo hap të rrugës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version