Maroku ka ringjallur plotësisht shanset e tij për vazhdimësinë e mëtejshme në Botëror teksa ka mundur Belgjikën dhe i ka marrë kreun e grupit. Skuadra afrikano-veriore ka triumfuar me shifrat 2-0 në një sfidë ku ka treguar se barazimi ndaj Kroacisë nuk ishte aspak rastësi.

Sfida ishte shumë e luftuar, por me skuadrën afrikano-veriore e cila sulmoi më rrezikshëm, duke përfituar nga ngadalësia e manovrës belge që dukej shumë larg formës më të mirë.

Golat do të vinin vetëm në pjesën e dytë të sfidës, me Sabirin i cili mposhti Kurtua pas një goditje dënimi mjeshtërore e në fund edhe me Abuklal i cili finalizoi një kundërsulm perfekt të ekipit të tij.

Kështu, Maroku ngjitet në kuotën e 4 pikëve dhe bën vendimtar për fatet e grupit përballjet e fundit, pasi gjithçka mund të ndodhë në ndeshjet e ardhshme.

BELGJIKË-MAROK 0-2
73′ Sabiri, 90’+2′ Abuklal

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2022/11/gol-maroku.mp4
Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version