Reporterit sportiv Mark Woodley iu kërkua të mbulonte stuhinë e dimrit të ardhshëm në Waterloo. Ai bëri disa lidhje direkte me emisionin e mëngjesit, por në vend që të merrej me motin, ai e shpenzoi kohë e tij duke u ankuar, raporton ‘Usatoday‘.
Ai thotë se mund të jetë një lojë kundrejt tij, pasi e kanë “detyruar” që të raportojë në të ftohtë, kur ai do të donte të ishte në studio me kondicioner. Në një moment reporteri thotë se gati nuk po e ndjen më fytyrën e tij dhe se është i lumtur që i erdhi fundi raportimit.
“A mund të kthehem në punën time të zakonshme? Jam shumë i sigurt, Ryan, se ju djema i keni shtuar një orë shtesë këtij emisioni vetëm sepse dikujt i pëlqen të më torturojë.”

