Tiranë- Një 23 vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë rreth orës 20 e 30 minuta tek rruga e “Elbasanit”.Ngjarja mësohet të ketë ardhur pas përplasjes që i është bërë teksa kalonte rrugën nga një automjet ngjyra e zezë me targa Tirane. Nga raportimet në vendngjarje dhe në spitalin ushtarakbëhet me dije se 23 vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa janë lajmëruar dhe familjarët e saj.

Qarkullimi i mjeteve u ndërpre për disa minuta për ekspertizën auto teknike. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aksidentet mjet me këmbësor janë shtuar shumë gjatë 10 ditëve të para të vitit./sosnews.al
Kryesoret
Video/ Plagoset 23 vjeçarja në aksident në Tiranë
Të ngjashme
Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !
© 2026 SosNews. Designed by SosNews.
