Ambasadori rus, Vasily Nebenzya ndërpreu një minutë heshtje në OKB, që po mbahej për të shënuar një vit nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, kërkoi nga të gjithë të pranishmit që të mbajnë një minutë heshtje për viktimat e agresionit rus në Ukrainë, raporton ‘Skynews‘.

Mirëpo, teksa po mbahej minuta e heshtjes, ambasadori rus, Nebenzya, kërkoi fjalën duke thënë se ata kërkojnë një minutë heshtje për të gjitha viktimat e asaj që ka ndodhur në Ukrainë, që nga viti 2014.

Pas ndërhyrjes, heshtja vazhdoi.

Nebenzya i referohej jetëve ruse që kanë humbur gjatë luftimeve në Ukrainë që kur forcat e Moskës pushtuan dhe aneksuan Gadishullin e Krimesë në vitin 2014.

Momenti i tensionuar erdhi përpara se presidenti i Ukrainës Zelenskyy po fliste në një konferencë shtypi për të shënuar një vjetorin e pushtimit rus të Ukrainës. Zelenskyy ka thënë se ka në plan të takojë liderin kinez Xi Jinping por nuk tha se kur mund të zhvillohet një takim i tillë.

“Kam në plan të takoj Xi Jinping dhe besoj se kjo do të jetë e dobishme për vendet tona dhe për sigurinë në botë”, tha ai.

Kina ka lidhje të ngushta me Rusinë, por ka synuar të paraqitet si një ndërmjetës i mundshëm i paqes ditët e fundit e dje paraqiti një “plan paqeje” prej 12 pikash.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version