Një incident i rëndë ka ndodhur në Komisariatin e Policisë së Elbasanit.
Burime bëjnë me dije se një i ri, i identifikuar si Aurel Latifi, 32-vjeç, i ka vënë flakën dritares së ankesave për qytetarët duke rrezikuar jetën e dy punonjësve që ishin në sallë.
Nuk dihet ende motivet apo arsyet që e ka çuar 32-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.
Burime bëjnë me dije se dyshohet se Latifi vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe sapo është kthyer nga emigracioni pasi ka qenë në Francë.

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një i ri i ka vendosur flakën dritares së ankesave për qytetarët duke rrezikuar jetën e dy punonjësve që ishin në sallë.
Burime bëjnë me dije se autori është një 32-vjeçar i identifikuar si Aurel Latifi, një shtetas i sapo kthyer nga emigracioni në Francë. Autori me origjinë nga fshati Mollas, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ndërkohë në njoftimin e policisë konfirmohet se personi në fjalë dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe thuhet se ai u prangos menjëherë pas ngjarjes.
Momentalisht po punohet për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprimeve proceduriale per veprën penale: “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Njoftimi i policisë:
Sot me date 17.12.2022 rreth ores 18.30, shtetasi A.L 32 vjeç, lindur e banues ne Elbasan ne adresen lagja “Dyli Haxhire“, ka ardhur te zyra e informacionit me nje shishe benzine ne dore e ka hedhur dhe i ka vene flaken dritares. Menjehere nga efektivat eshte fikur si dhe eshte kapur autori, ky shtetas dyshohet të kete probleme me shendetin mendor. Po punohet per sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprimeve proceduriale per vepren penale: “Shkaterrim i prones me zjarr”.

