Ultrasit e Lacios kanë festuar së bashku me lojtarët fitoren ndaj Romës.

Në një video që qarkullon në rrjet dëgjohet “Curva Nord” duke kënduar disa herë “Shko në sinagogë të lutesh, do të të bëj gjithmonë të ikësh, vafsh në djall romanist, romanist hebre”.

E veçanta është se lojtarët nuk duken aspak të shqetësuar nga ajo që po këndojnë tifozët e tyre.

I njëjti kor u këndua tre herë para ndeshjes, dy herë në pjesën e parë dhe një herë në pjesën e dytë.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2022/11/lacio.mp4

Tifozët e Interit gjatë derbit me Milanin shtatorin e kaluar, janë bërë protagonistë të koreve të ngjashme, por në atë rast klubi u distancua menjëherë dhe prokurori federal hapi një hetim me sanksione të ngjashme.

Por pas kësaj situate, nuk dihet se si do të reagojë klubi bardhekaltër.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version