Një person i moshuar është gjendur në grahmat e fundit të jetës pranë urgjencës së QSUT.
Bëhet fjalë për Hasanin që pak minuta më vonë ka ndërruar jetë, pavarësisht ndihmës që iu dha nga qytetarët dhe stafi mjekësorë.
Sosnews.al sjell pamjet të momentit kur Hasan Hyka 68 vjeç është gjendur në rrugë dhe qytetarët po përpiqen ta ndihmojnë.
Mësohet se ai ka ndërruar jetë pak minuta më vonë në urgjencë.
Babai i një vajze, Hasani prej vitesh jetonte si endacak, ndërsa të dhënat e para bëjnë me dije se ai ka ndërruar jetë sipasojë e të ftohtit.
Me tu vënë në dijeni të këaj ngjarje policia ka angazhuar patrullat e rendit për të evidentuar në rrugë çdo të person të pastrehë dhe për ta ndihmuar dhe asistuar drejt shërbimeve sociale të bashkisë së tiranës./sosnews.al

