Lumi Derven ka dal nga shtrati, duke përmbytur kështu 1500 familje. Sakaq e pakalueshme është rruga Fushë Krujë-Milot pasi asfalti është çarë dhe është shembur ura e Drosë.
Ura është shembur mbrëmë dhe lidh 4 qytete; Fushë-Krujë, Mamurras, Laç dhe Milot. Shkak i shembjes është bërë niveli i lartë nivelit të ujit të lumit, i cili është i rrëmbyeshëm, ndërkohë e ka ‘ndihmuar’ edhe amortizimi.
Në Derven dhe disa zona të tjera niveli i ujit ka arritur deri në 2 metra.//sosnews.al

