Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetim pasuror për të gjithë të arrestuarit e operacionit të një dite më parë, ku u godit një grupi kriminal që merrej me trafikimin e sendeve me vlerë dhe pastrim parash. Mes të arrestuarve është dhe ish-shoferi i Ardi Veliut, Sokol Idrizaj së bashku me bashkëshorten e tij Elda Idrizaj dhe vajzën. Ndaj vajzës tjetër të Idrizaj është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Tashmë ka nisur edhe identifikimi i pasurive të personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm me qëllim hetimin e burimit të të ardhurave dhe nëse rezultojnë të krijuara nga aktiviteti kriminal, do të përgatitet kërkesa për t’i kërkuar gjykatës vendosjen nën sekuestro.
Urdhër arrestet janë lëshuar për:
-Sokol Idrizaj – ish shoferi i Ardi Veliut
-Elda idrizaj, bashkëshorja e Idrizajt
-Dy vajzat e Sokol Idrizajt, njëra prej tyre në arrest shtëpie dhe tjetra në detyrim paraqitje
-Vangjush Kashari biznesmen në shitjen e sendeve me vler
-Agustin Mesuli
-Altin Doda
-Florjan Bakri
-Tomor Baruti
Ky grup i cili merrej me kontrabandë dhe me pastrim parash, nuk vepronte vetëm në Shqipëri, por dhe në Francë. Grupi i parë, pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, i depozitonin fillimisht në një hotel dhe më pas ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Grupi i dytë në bashkëpunim me anëtarët e grupit të parë, kanë ushtruar transportonin shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-Francë.
Në ketë skemë, këto grupe kriminale kanë pasur edhe përkrahjen e disa punonjësve të policisë dhe doganës pranë Portit të Durrësit.
SPAK bën me dije se nga 17 masa sigurimi të caktuara, janë ekzekutuar 12 prej tyre, e ndërsa janë sekuestruar 1 pistoletë, 65 mijë Euro, rreth 9 mijë USD kanadez, 60 ora dore, 2 monedha ari, 9 laptopë, 7 I-Pad, 3 tableta, 28 celularë, 2 kompjuterë, bizhu dhe syze
Sendet e sekuestruara
1 armë zjarri tip Pistoletë;
65.300 Euro;
9.900 USD kanadez;
60 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice etj);
1 (një) Aparat Fotografik;
9 Laptopë;
7 I-Pad;
3 Tablet;
28 Aparatë celularë;
2 kompjuter;
33 copë Bizhu;
2 monedha ari;
Sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme luksoze (DG, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace);
Sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi; Channel Blue; Armani “Si”, Louis Vuitton; etj;
1 stilolaps Cartier;
2 Stilograf;
Karta të ndryshme bankare;
Veshje të markave të ndryshme si Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga, si edhe Canta apo Këpucë të firmave prestigjoze;
Autoritete Franceze të Drejtësisë kanë arrestuar 13 persona (në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore).
Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet franceze janë sekuestruar:
215 569 Euro;
115 copë Bizhu të ndryshme;
50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj;

