Për të dytën ditë me radhë, nga nisja e vitit të ri akademik, në Universitetet publike në vend, pedagoget vijojnë bojkotin e mësimit.
Siç u bë me dije dhe të hënën, bojkoti i stafit akademik do të jetë nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
Universitetet e rretheve i janë bashkuar thirrjes së sindikatës së pedagogëve për të bojkotuar mësimin, në shenjë kundërshtie për mosrritjen e pagave të tyre.

