Një aksident i rëndë me vdekje ndodhi mëngjesin e sotëm në dalje të tunelit në Elbasan – Tiranë

Automjeti me targë AA544KO drejtohej nga Ismet Gurishta, rreth 58 vjeç dhe pasagjere ishte bashkëshortja Xhevahire Gurishta,55 vjeçe nga Kamenica e Korçës.

58 vjeçari ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga ku dhe është përmbysur.

Nga aksidenti ka humbur jetën bashkëshortja e tij si dhe ka mbetur i plagosur rëndë 58 vjeçari.

Mesohet se 55 vjecarja nuk kishte vënë rripin e sigurimit dhe në rënie e siper doli nga automjeti.Ata  po vinin në Tiranë që gruja të bënte kimio terapi.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version